Mahmoud Mohamed Barakat
17 gusht 2020•Përditësim: 18 gusht 2020
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se prolongimi "tani për tani" i planit për aneksimin e Bregut Perëndimor është kërkesë e SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky koment erdhi në një intervistë për "Sky News Arabia" me qendër në Abu Dhabi.
"Kjo ishte një kërkesë amerikane 'momentalisht' për të prolonguar aneksimin e tokave në Bregun Perëndimor dhe ne u pajtuam", tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit theksoi se SHBA aktualisht po i jep përparësi zgjerimit të paqes në rajon.
Javën e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi i parë i Gjirit dhe vendi i tretë arab që ka marrëdhënie diplomatike të plota me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë. Abu Dhabi tha se ndalimi i planit të aneksimit është arritur falë marrëveshjes së normalizimit.
Më tej, Netanyahu theksoi qëllimin e forcimit të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe në shumë fusha, përfshirë në fushën e teknologjisë, energjisë, mjedisit, burimeve natyrore dhe bujqësisë.
"Ashtu sikurse këtu në Izrael, ne do të importojmë nga zona e lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe", theksoi Netanyahu.
Netanyahu tha se vendet e tjera arabe së shpejti do të konkludojnë marrëveshje të ngjashme të paqes me Izraelin, duke shtuar se, "Unë jam i sigurt se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë të fundit që arrijnë paqen me Izraelin".
Duke u dërguar një mesazh Emirateve të Bashkuara Arabe, Netanyahu tha se, "Ne po ju presim. Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje për muslimanët të falen në Xhaminë Al-Aksa dhe në vendet e shenjta, si dhe për ne që t'ju vizitojmë në Emiratet e Bashkuara Arabe".
Grupet palestineze nuk pranuan marrëveshjen, duke theksuar se ajo nuk bën asgjë për t'i shpërbyer kauzës palestineze dhe se injoron të drejtat e palestinezëve.