Bota, Koronavirusi

SHBA ua heq ndalesën për udhëtim Evropës, Britanisë dhe Brazilit

Në të njëjtën ditë kur u hoq ndalimi, SHBA njoftoi se do të fillojnë të kërkojnë nga të gjithë ata që udhëtojnë drejt SHBA-së në fluturimet ndërkombëtare të kenë teste negative në COVID-19

Servet Günerigök  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
SHBA ua heq ndalesën për udhëtim Evropës, Britanisë dhe Brazilit

Washington

Presidenti amerikan Donald Trump hoqi kufizimet e udhëtimit shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19) për udhëtarët nga zona Schengen, Britania e Madhe, Irlanda dhe Brazili, vendim që hyn në fuqi më 26 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në dokumentin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dy ditë para se Trump të largohet nga rezidenca presidenciale, presidenti në largim tha që hyrja e pakufizuar nga këto vende "nuk është e dëmshme më" për interesat e SHBA-së.

Trump tha se SHBA do të vazhdojë ndalimin e udhëtimit për Kinën dhe Iranin.

Ndalesa për zonën Schengen, Britaninë e madhe dhe Irlandën filloi të zbatohet nga marsi i vitit të kaluar, ndërsa ndalesa për Brazilin u zbatua nga muaji maj.

Në të njëjtën ditë kur u hoq ndalimi, SHBA njoftoi se do të fillojnë të kërkojnë nga të gjithë ata që udhëtojnë drejt SHBA-së në fluturimet ndërkombëtare të kenë teste negative në COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.