Betül Yürük
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
NEW YORK (AA) - Agjentët e shërbimeve sekrete në SHBA, kanë larguar nga podiumi, kandidatin republikan, Donald Trump, për arsye sigurie, gjatë një fjalimi elektoral në Nevada, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidatja e demokratëve, Hillary Clinton dhe ai republikan, Donald Trump, i janë drejtuar rajoneve elektorale 'të lëkundura', ndërkohë që kanë mbetur vetëm 2 ditë nga data e zhvillimit të zgjedhjeve për President.
Ndërkohë që sapo kishte filluar fjalimin e tij në një nga takimet e fundit elektorale, kandidati republikan, Trump është larguar me shpejtësi nga podiumi përmes agjentëve të shërbimeve sekrete. Shkak për këtë është bërë një shtyrje në mesin e të pranishmëve, arsyeja e të cilit ende nuk dihet.