Talha Öztürk
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
BEOGRAD (AA) - Rreth shtatë milionë qytetarë të Bullgarisë sot zgjedhin presidentin e vendit dhe njëkohësisht do të votojnë në referendumin për ndryshimet e sistemit zgjedhor dhe financimin e partive politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 ndërsa për postin e presidentit garojnë 21 kandidatë nga 11 parti, 5 koalicione dhe 14 iniciativa.
Sipas sondazheve, besohet se mbështetjen më të madhe të qytetarëve e ka kandidatja Tsetska Tsacheva (58) nga partia në pushtet GREB e qendrës së djathtë të kryeminstrit Boiko Borisov.
Rivali i saj më i madh Rumen Radev (53), i cili kërkon marrëdhënie më të mira me Moskën gëzon mbështetjen edhe të socialistëve.
Edhe pse rezultatet përfundimtare priten të martën më 8 nëntor, analistët politikë vendas thonë se asnjë nga kandidatët nuk do të fitojë shumicën e nevojshme, ku sipas tyre është shumë i mundshëm raundi i dytë i cili pritet të mbahet më 13 nëntor.
Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe BE-së por janë të dukshme lidhjet me aleatin e saj tradicional Rusinë.