Bota

SHBA shpreh shqetësim për tensionet në Mesdheun Lindor

Pentagoni kërkon bashkëpunim midis Francës dhe Turqisë si dhe inkurajon zgjidhje paqësore

Michael Gabriel Hernandez  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
SHBA shpreh shqetësim për tensionet në Mesdheun Lindor

Washington

Pentagoni të enjten shprehu "shqetësim" për shkak të "incidenteve" në Mesdheun Lindor mes tensioneve midis Francës dhe Turqisë, duke u kërkuar aleatëve të NATO-s të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Jonathan Hoffman u tha gazetarëve se Parisi dhe Ankaraja "janë dy aleatë tepër të rëndësishëm të NATO-s", duke theksuar se SHBA "dëshiron të shoh uljen e tensioneve".

"Ne duam t'i shohim ata duke vazhduar të punojnë së bashku dhe të gjejnë zgjidhje që nuk përfshijnë domosdoshmërinë e mbajtjes së anijeve luftarake ose të vendosjes së avionëve në një mjedis që është më pak bashkëpunues", tha Hoffman.

Tensionet janë rritur në rajon pas paktit të ri të diskutueshëm detar mes Greqisë dhe Egjiptit. Burimet greke të mbrojtjes njoftuan të enjten stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdheun Lindor me Francën, të cilat tentuan të mbahen në territorin detar të Turqisë.

Stërvitja, e cila përfshin dy avionë luftarakë francezë Rafale, është kryer në ishullin e Kretës pasi Franca njoftoi të mërkurën se do të rrisë praninë ushtarake në rajon.

Vendimi i Francës erdhi pasi presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis patën një bisedë telefonike ku diskutuan rreth situatës së fundit në rajon.

Franca të enjten bëri të ditur se po dërgon dy avionë luftarakë Rafale dhe fregatën detare Lafayette në Mesdheun Lindor.

Stërvitjet ndjekin Turqinë e cila rifilloi me kërkimet e burimeve në Mesdheun Lindor të hënën, menjëherë pas nënshkrimit të paktit detar greko-egjiptian, të cilin Turqia e quajti të paligjshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.