Esin Eşkinat Sayılgan
11 Nëntor 2021•Përditësim: 12 Nëntor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 759.062, prej të cilëve 1.645 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,79 milionë, me 95.908 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,98 milionë raste të konfirmuara dhe 72.857 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 224,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 194,3 milionë dozën e dytë dhe mbi 26 milionë kanë marrë tri doza.