Mücahit Oktay
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 210.835, prej të cilëve 939 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 43.420, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.408.066.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,64 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 106,188 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 816.287 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.233 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,24 milionë raste dhe India me mbi 4,78 milionë.