Bota, Koronavirusi

SHBA, rritet në 211.833 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.958, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.453.024

Mücahit Oktay  | 01.10.2020 - Përdıtësım : 02.10.2020
SHBA, rritet në 211.833 numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 211.833, prej të cilëve 998 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.958, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.453.024.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 106,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 819.524 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.246 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,32 milionë raste dhe Brazili me mbi 4,81 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın