Islam Doğru
20 korrik 2020•Përditësim: 21 korrik 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 143.311, prej të cilëve 428 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 63.981 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.899.411.
Sa i përket numrit të rasteve me COVID-19, pas SHBA-së vijnë Brazili (2.099.896), India (1.119.412) dhe Rusia (777.486).
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 434.164 raste të konfirmuara dhe 32.570 viktima.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,8 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 48,3 milionë.