Bota

SHBA reagon ndaj planit të Rusisë për formimin e qeverisë pro-ruse në Ukrainë

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Britanisë thuhet: "Kemi informacion që tregon se qeveria ruse dëshiron të sjellë në detyrë një lider pro-rus në Kiev"

Kasım İleri  | 23.01.2022 - Përdıtësım : 24.01.2022
SHBA reagon ndaj planit të Rusisë për formimin e qeverisë pro-ruse në Ukrainë

Washington DC

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, lidhur me pretendimet se Rusia planifikon të formojë një qeveri të afërt me Kremlinin në Ukrainë tha se janë thellë të shqetësuar nga komplote të tilla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në SHBA ka shkaktuar jehonë deklarata e bërë nga Ministria e Jashtme britanike se Rusia dëshiron të vendos në detyrë një lider pro-rus në Kiev.

Në një deklaratë lidhur me temën, zëdhënësja Horne tha: "Komplote të tilla shkaktojnë shqetësim të tellë".

Duke bërë të ditur se populli i Ukrainës ka të drejtën që të vendos vet për të ardhmen e tij, Horne tha se "Ndodhemi pranë partnerëve tanë që janë zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë".

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Britanisë thuhet: "Kemi informacion që tregon se qeveria ruse dëshiron të sjellë në detyrë një lider pro-rus në Kiev. Ish-deputeti ukrainas Yevhen Muraiev shihet si një kandidat potencial".

Më tej në deklaratë thuhet se inteligjenca ruse vazhdon lidhjet e saj me shumë ish-politikanë ukrainas, në mesin e të cilëve Serhiy Arbuzov që ka kryer detyrën e zv/kryeministrit në periudhën 2012-2014, Andriy Klyuyev që ka kryer detyrën e Shefit të Shtabit në periudhën e ish-president ukrainas Viktor Yanukovych dhe zv/kryeministri gjatë periudhës 2010-2012, Vladimir Sivkovich, ish zv/kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (RNBO) të Ukrainës dhe Mykola Azarov i cili ka kryer detyrën e kryeministrit gjatë periudhës 2010-2014.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka potencuar se këto informacione hedhin dritë mbi përmasat e aktiviteteve ruse të kryer me qëllim për të prishur rendin në Ukrainë dhe se japin një ide rreth mendimit të Kremlinit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın