Bota

SHBA përshëndet rifillimin e bisedimeve midis Turqisë dhe Greqisë

Zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, njoftoi se SHBA përshëndet "rifillimin e bisedimeve mbi eksplorimet sot në Stamboll midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe angazhimin e të dy qeverive për këtë proces"

Michael Gabriel Hernandez  | 25.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
SHBA përshëndet rifillimin e bisedimeve midis Turqisë dhe Greqisë Foto: AA/Arhiv

Washington

SHBA ka përshëndetur raundin e parë të bisedimeve midis Greqisë dhe Turqisë pas pothuajse pesë viteve, të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të energjisë dhe kufirit në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, njoftoi se SHBA përshëndet "rifillimin e bisedimeve mbi eksplorimet sot në Stamboll midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe angazhimin e të dy qeverive për këtë proces".

Sot më herët përfunduan bisedimet në Dolmabahçe në Stamboll, ndërsa burime diplomatike turke për AA njoftuan se negociatat përfshinin diskutime të çështjeve të pazgjidhura nga negociatat e mëparshme, si dhe situatën aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat e mundshme që do të ndërmerren para raundit tjetër që do të mbahet në Athinë.

Më 11 janar, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ftoi Greqinë për të rifilluar bisedimet, ndërsa kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, një javë më vonë pranoi ftesën.

Bisedimet mbi eksplorimet midis Turqisë dhe Greqisë, të destinuara për të arritur zgjidhje të drejta për çështjet në Egje, filluan në vitin 2002. Pas raundit të 60-të të bisedimeve në mars të vitit 2016, Athina pezulloi takimet.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka mohuar pretendimet e kufijve detarë nga Greqia dhe Qiproja Greke, duke theksuar se ato shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

Ankaraja vitin e kaluar dërgoi disa anije të shpimit për të kërkuar burime të energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Qipros Turke.

Liderët turq në vazhdimësi kanë theksuar se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın