09 Mars 2018•Përditësim: 09 Mars 2018
DERA/ANKARA (AA) - MUHAMMED MISTO
SHBA ka forcuar praninë e saj ushtarake në rajon duke dërguar elementë ushtarakë kundër forcave iraniane në jug të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burime të besueshme në kufirin Siri-Jordani, mësohet se SHBA-të në javët e fundit ka rritur praninë e saj ushtarake në jug të Sirisë. Ushtria amerikane ka dërguar më shumë se 200 trupa në bazën Tanif, pranë kufirit Irak-Jordani.
Burimet njoftojnë se Dhoma operacionale (MOC) e formuar nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe me qendër në Jordani, ka ndërmarrë një sërë masash kundër bazave iraniane në jug të Sirisë.
Ndërkohë bëhet e ditur se vizitat e komandantëve britanikë në kufirin Jordani-Siri janë bërë më të shpeshta.
ULS e mbështetur nga SHBA dhe Britania, muajin e kaluar e pastroi nga DEASH-i rajonin e shkretëtirës të Sirisë në kufirin Irak-Jordani. Ndërkohë që forcat e milice me mbështetje nga Irani dhe forcat e regjimit me qëllim për të arritur në kufirin irakian kaluan në veprim për t'i prerë rrugën ULS-së.
SHBA ndërmorën 3 herë sulme në zonën përreth rajonit Tanif ndaj disa grupeve nën kontrollin e Iranit që provokonin forcat e ULS-së.
Por tërheqja pa konflikt e DEASH-it nga një terren mijëra kilometra katrorë qershorin e kaluar, shkaktoi që në këtë rajon të zbrazur të përparonin forcat e Asadit dhe ato iraniane.
Forcat iraniane dihet që janë të vendosur më shumë në territorin periferik në Kunejtra dhe periferinë në Dera në jugperëndim të Damaskut që popullata e cilëson si "trekëndëshi i vdekjes". Në këtë territor pikat Kanakir, Tel Adas dhe Dejr Makir përdoren si baza.
Forcat iraniane krahas "trekëndëshit të vdekjes" kanë edhe pika ushtarake në rajonet Sanamejn dhe Izraa që ndodhen në jug të këtij trekëndëshi.
Përveç kësaj, edhe Hizbollahu i mbështetur nga Irani është gjithashtu i vendosur në rajonet Baas dhe Han Ernbe të Kunejtrës.