Muhammed Bilal Kenasari
11 janar 2017•Përditësim: 11 janar 2017
WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbrojtur qëndrimin se zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD, duhet të jetë pjesë e bisedimeve në kërkimin e zgjidhjes politike afatgjate për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, në konferencën ditor për media, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me periudhën e tranzicionit politik.
Toner ka shprehu qëndrimin se “zgjidhja e vetme” për përfundimin e luftës civile në Siri është kërkimi i zgjidhjes nën kryesimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Duke folur për organizatën terroriste PYD, Toner tha se “Edhe kurdët sirianë duhet të përfshihen në këtë proces”.
Në pyetjen se a do të mund PYD të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve, Toner u shpreh: “Sipas mendimit tonë, në njëfarë mënyre, edhe ata duhet të jenë pjesë e këtij procesi”.
Toner më tej deklaroi se “PYD është grup që ka përfaqësim në terren. Gjatë kërkimit të zgjidhjes afatgjate për Sirinë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre”.
Po ashtu, Toner përsëriti se SHBA-të nuk e kanë furnizuar me armë YPG-në, krahun e armatosur të zgjatimit të PKK-së në Siri, PYD.
Pas kësaj, Toner rikujtoi se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter kishte pranuar gjatë një fjalimi në Senatin Amerikan se Pentagoni ka furnizuar me armë PYD-në, me çka Toner theksoi se nuk i përkrah këto deklarata të Carter, duke përsëritur edhe një herë se “armët nuk i janë dhënë PYD-së”.
Toner ritheksoi qëndrimin se PYD është “forcë e rëndësishme” kundër organizatës tjetër terroriste, DEASH. “Ne jemi duke i marrë parasysh shqetësimet e Turqisë në lidhje me PYD-në”, vazhdoi Toner.
Ndërkaq, një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një vlerësim për AA në lidhje me çështjen mbrojti qëndrimin e Tonerit, duke u shprehur se “Kjo nuk është gjë e re; Edhe PYD duhet të jetë në tryezën e bisedimeve”.
“Nëse duhet sqaruar, PYD duhet të jetë në tryezën e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes afatgjate. Kjo nuk do të thotë se ata do të jenë në Gjenevë javën që vjen, megjithatë, duhet të marrin pjesë në bisedimet afatgjate. Edhe më parë nuk kemi kundërshtuar. PYD nuk është një grup që ka kaluar nga kontrolli i sigurisë. Për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në mbledhjet paraprake. Ne çdoherë kemi përkrahur pjesëmarrjen e PYD-së”, vuri në pah zyrtari i Departamentit të Shtetit.