Bota

SHBA, protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Karolinën Veriore

Protestuesit kanë thënë se kundërshtojnë fuqishëm vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19

Bedrudin Brljavac  | 19.09.2021 - Përdıtësım : 20.09.2021
SHBA, protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Karolinën Veriore ( Peter Zay - Anadolu Agency )

New York

Dhjetëra protestues në Raleigh të Karolinës Veriore, mbajtën një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit kanë thënë se kundërshtojnë fuqishëm vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19.

Njerëzit e mbledhur mbanin pankarta ku shkruhej "Kërkojmë liri" dhe "Jo detyrimit".

Organizatorët thanë se qytetarët në një vend demokratik duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe të vendosin vetë nëse duan të marrin vaksinën apo jo, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten një vend i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın