Mücahit Oktay
25 shkurt 2022•Përditësim: 25 shkurt 2022
Ukrainasit që jetojnë në New York protestuan përpara konsullatës ruse kundër sulmeve që Rusia ka filluar ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët ukrainas që jetojnë në qendrën e qytetit të New Yorkut, u mblodhën përpara ndërtesës konsullatës së Federatës së Rusisë që ndodhet në Manhattan dhe reaguan ndaj ndërhyrjes ushtarake ndaj vendit të tyre.
Me flamuj të Ukrainës, protestuesit përpara konsullatës ruse mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet "ndaloni luftën", "largohu nga Ukraina".
Ndërsa disa orë më parë qindra qytetarë të New Yorkut dhe ukrainas u mblodhën në sheshin Times dhe protestuan kundër sulmit me përmasa të gjera të Putin dhe pushtimit të Ukrainës.
Protestuesit mbajtën në shesh flamur të madh të Ukrainës me ngjyrat blu-verdhë dhe hodhën sloganet "qëndroni pranë Ukrainës" dhe "ndaloni tani Putin".
Më pas protestuesit marshuan drejt zyrës së Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara në afërsi të bulevardit Lexington dhe Central Park ku nga këtu vazhduan edhe për një kohë protestën e tyre.