Koronavirusi

Ukraina regjistron numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

Me 22.415 rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjen e 546 personave u regjistrua numri më i lartë i rasteve dhe vdekjeve me COVID-19

Talha Yavuz  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Ukraina regjistron numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

Kiev

Gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 545 persona ndërsa janë regjistruar 22.415 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 135.912 teste për COVID-19.

Me 22.415 rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjen e 546 personave u regjistrua numri më i lartë i rasteve dhe vdekjeve me COVID-19.

Numri i rasteve në Ukrainë, i cili filloi të bie që nga maji, filloi të rritet përsëri në shtator.

Me fillimin e vaksinimit masiv më 24 shkurt në Ukrainë në 24 orët e fundit janë vaksinuar 251.254 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 8.373.552.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın