Muhammed Bilal Kenasari
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Në rajone të ndryshme në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, janë mbajtur protesta për vrasjen nga policia të 2 qytetarëve afro-amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vrasjes së dy të rinjve afro-amerikanë, Alton Sterling ditën e martë, dhe të Philando Castile ditën e mërkurë në SHBA kanë nisur protestat, ku theksohet se qindra persona janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar për vrasjen e tyre.