Zehra Ulucak
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
ATLANTA (AA) - Në shtetin amerikan të Georgia-s për herë të parë pas 70 vitesh është kryer dënimin me vdekje kundër një gruaje, raporton Anadolu Agency (AA).
Kelly Renee Gissendaner, 47 vjeç, për vrasjen e bashkëshortit të saj Doug Gissendanera në vitin 1997 u dënua me vdekje, i cili është kryer mbrëmë vonë me metodën e injektimit vdekjeprurës.
Gissendaner u dënua me vdekje, sepse ajo në bashkëpunim me të dashurin e saj kishte vrarë burrin e saj duke e goditur atë me thikë.
Ekzekutimi i dënimit me vdekje ndaj Gissendaner më herët është vonuar për shkak të "dyshimeve" në ilaçin që duhej të përdorej gjatë ekzekutimit.
Rikujtojmë se i dërguar diplomatik i Papa Françeskut në SHBA, Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano dërgoi një letër në gjykatë për falje të Gissendander, por gjykata nuk hoqi dorë nga ky vendim.
Gissendaner është nënë e tre fëmijëve, të cilët gjithashtu dërguan kërkesë në gjykatë për amnisti. Gjykata hodhi poshtë këto kërkesa, kurse ajo është gruaja e parë pas 70 vjetësh ndaj së cilës kryhet dënimi me vdekje në SHBA.