Bota, Koronavirusi

SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 405.266

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 203.941, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.308.366

Hakan Çopur   | 17.01.2021
SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 405.266

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 405.266, prej të cilëve 3.398 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 203.941, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.308.366.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 283,7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,96 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.800 viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın