Kasım İleri
06 dhjetor 2020•Përditësim: 07 dhjetor 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 287.854, prej të cilëve 2.116 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 206.387, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14,9 milionë.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 205 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me mbi 1,34 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.940 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,6 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,5 milionë.