Ekip
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
SEATTLE (AA) - Pesë policë u plagosën dhe të paktën 10 persona u arrestuan gjatë protestave në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kur demonstruesit filluan të hedhin koktej molotovi, gurë, fishekzjarre dhe tulla në drejtim të policisë, thanë zyrtarët amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Demostruesit u tubuan me rastin e 1 Majit, Ditës së punëtorëve, ku me marsh paqësor filluan të theksojnë problemet e punëtorëve dhe të emigrantëve duke kërkuar rritjen e pagave dhe ndalimin e deportimeve.
"Për fat të keq, sonte pati dhunë. Për fat të mirë askush nuk mori plagë të rënda. Ne ndërhymë kur filluan përleshjet dhe shkatërrimi i pronës", tha kreu i policisë në Seattle, Kathleen O'Toole.