Bota, Koronavirusi

SHBA, mbi 96 mijë të vdekur nga COVID-19

Deri më tani janë shëruar afër 383 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në afër 13,5 milionë

Islam Doğru   | 22.05.2020
SHBA, mbi 96 mijë të vdekur nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 96.389, prej të cilëve 1.373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.261, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.622.342.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 383 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në afër 13,5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 366.357 raste të konfirmuara dhe 28.885 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 326.448 raste, Brazili me 312.074 dhe Spanja me 280.117 raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın