Islam Doğru
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 58.368, pasi 3.112 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë.
Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 1.013.168, me 24.228 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara të Universitetit Johns Hopkins.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 236.899 të infektuar, Italia me 201.505 dhe Franca me 169.053.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, me 295.106 raste dhe 22.912 viktima.
Pas New York-ut vijojnë New Jersey me 113.856 të infektuar dhe Massachusetts me 58.302.
Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 5,6 milionë teste për COVID-19, ndërsa 115.936 të infektuar janë shëruar.
Nga ana tjetër, numri i pacientëve që po trajtohen në spitale është ulur për 22.408 në 24 orët e fundit, për të rënë në 106.265.