Stipe Majic
29 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Qendra e Mbrojtjes Civile në Kroaci raportoi se në 24 orët e fundit, 15 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa janë regjistruar edhe 4 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Kroaci në 24 orët e fundit, 15 persona janë infektuar me koronavirus, që përbën gjithsej 2.062 raste të regjistruara deri më tani, ndërsa me ketë në 24 orët e fundit janë testuar 879 persona. Deri më tani, janë kryer gjithsej 34.476 teste dhe gjithsej 14.181 persona kanë qenë në izolim.
Gjithsej janë shëruar 1.288 persona ndërsa deri tani 67 persona kanë vdekur në Kroaci nga COVID-19.