SHBA, mbi 516 mijë të vdekur nga COVID-19
Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 28.720.113, me 55.509 raste të regjistruara në 24 orët e fundit

New York
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 516.625, prej të cilëve 1.965 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.720.113, me 55.509 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,57 milionë raste të konfirmuara dhe 52.798 të vdekur.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.