Betül Yürük
19 tetor 2017•Përditësim: 19 tetor 2017
KOMBET E BASHKUARA (AA) – Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB) Nikki Haley njoftoi se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do ta prezantojnë projekt-rezolutën për zgjatjen e mandatit të misionit i cili bën hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në muajin nëntor përfundon mandati i Misionit të Përbashkët të hetimeve të formuar nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), JIM.