Davit Kachkachishvili
05 Nëntor 2022•Përditësim: 05 Nëntor 2022
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se në Ukrainë vazhdon lufta kundër Rusisë dhe se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje në mënyrë të vendosur për ushtrinë e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jake Sullivan me kreun e Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak mbajti një konferencë të përbashkët për media në Kiev ku ai ndodhet për të zhvilluar takime në vend.
Në fjalën e tij Sullivan theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje deri në fund për palën ukrainase në operacionin e kundërsulmit që vazhdon kundër forcave ruse.
"Për Ukrainën duhet të sigurojmë çdo gjë të nevojshme për të vazhduar këto operacione (kundërsulme). SHBA-ja do të jetë në anën e Ukrainës për aq sa të jetë e nevojshme", deklaroi Sullivan.
Ai tha se "përderisa ecet përpara nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë flamur të kuq, asnjë lëshim në mbështetjen tonë".
Në kuadër të takimeve në Kiev, Sullivan gjithashtu u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.