Bota

SHBA, Illinois legalizon shitjen e marijuanës rekreative

Përdorimi i marijuanës mjekësore tashmë është e ligjshme në më shumë se 30 shtete, edhe pse më pak se 10 shtete lejojnë përdorimin rekreativ të kësaj substance

Vakkas Doğantekin  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 27.06.2019
SHBA, Illinois legalizon shitjen e marijuanës rekreative

Ankara

Guvernatori i shtetit Illinois në SHBA, Jay Robert Pritzker, ka nënshkruar një projekt-ligj për të legalizuar shitjen e marijuanës rekreative në të gjithë vendin, duke e bërë Illinoisin shtetin e 11-të që sfidon luftën kundër drogave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përdorimi i marijuanës mjekësore tashmë është e ligjshme në më shumë se 30 shtete, edhe pse më pak se 10 shtete lejojnë përdorimin rekreativ të kësaj substance. Dhjetë shtetet e tjera amerikane të favorshme për marijuanën janë Alaska, Washingtoni, Oregoni, Kalifornia, Nevada, Kolorado, Vermonti, Massachusettsi, Michigani dhe Maine.

Washington D.C po ashtu lejon përdorimin rekreativ të drogës.

E parë si një fitore për lëvizjen progresive në SHBA, Illinois po përgatitet të shfuqizojë dënimet e mëparshme për qindra mijëra të ndjekur.

Gazeta "Chicago Tribune" raporton se ligji i ri po ashtu do të krijojë një program për të “ndihmuar pronarët e bizneseve të pakicave që hyjnë në industrinë e marijuanës, përfshirë grantet dhe kreditë”.

Sipas Pritzker, legjislacioni përfaqëson “sistemin më të barabartë të kapitalit në këtë komb”, i cili do të rregullojë gabimet historike dhe ri-investojë në komunitetet që kanë pësuar më shumë për shkak të luftës kundër drogave”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.