Bota

Arabia Saudite rrëzon një dron të Huthive

Zëdhënësi i koalicionit arab koloneli Turki al-Maliki tha se forcat e mbrojtjes ajrore të vendit e interceptuan dronin në qytetin jugperëndimor të Khamis Mushait

Gözde Bayar  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 27.06.2019
Arabia Saudite rrëzon një dron të Huthive

Ankara

Arabia Saudite njoftoi rrëzimin e një droni të nisur nga rebelët Huthi drejt një zone banimi, theksuan burime lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e shtypit njoftoi se zëdhënësi i koalicionit arab koloneli Turki al-Maliki tha se forcat e mbrojtjes ajrore të vendit e interceptuan dronin në qytetin jugperëndimor të Khamis Mushait.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët gjithashtu konfirmoi sulmin me raketë më 12 qershor nga Huthit në aeroportin ndërkombëtar Abha, i cili plagosi 26 civilë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın