Bota

Kushner bën prezantim mbi harta pa kufij në konferenën e Bahreinit

Në pamjet e paraqitura janë prezantuar investimet dhe projektet e zhvillimit mbi pamjet e hartave pa kufij ku ndodhen Izraeli, Palestina dhe vendet e rajonit

Khalaf Rasha, Gülşen Topçu  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 26.06.2019
Kushner bën prezantim mbi harta pa kufij në konferenën e Bahreinit

Manama

Gjatë fjalimit të mbajtur në hapjen e konferencës në Bahrein nga Jared Kushner, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, u tregua një hartë pa kufijtë e vendeve të rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon në fjalë janë paraqitur pamjet e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit dhe projekteve të energjisë në rajon, veçanërisht në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke mos treguar kufijtë e shteteve, përfshirë Izraelin dhe Palestinën.

Përkundër njoftimit të SHBA-ve se është një mundësi historike për të zgjidhur konfliktet, në pamjet e paraqitura janë prezantuar investimet dhe projektet e zhvillimit mbi pamjet e hartave pa kufij ku ndodhen Izraeli, Palestina dhe vendet e rajonit.

Mos paraqitja e kufijve në hartat në ekran gjatë fjalimit të Kushner-it ka hapur derën për mundësinë dhe spekulimet në lidhje me territorin që përfshin shtetin e dëshiruar palestinez.

Në videon promovuese të projekteve të energjisë, arsimit, teknologjisë dhe infrastrukturës që mbulojnë Bregun Perëndimor dhe Gazën nuk janë përmendur çështjet politike dhe praktikat e Izraelit lidhur me bllokadën e Gazës dhe vendbanimet e paligjshme në rajone të tjera.

Gjithashtu në pamje nuk është ndarë nformacion rreth lidhjes mes Gazës dhe Bregut Perëndimor, rregullimin e projekteve të planifikuara për sektorët strategjikë, si gazin natyror në Mesdhe, veçanërisht për sigurinë dhe shpërndarjen e të ardhurave.

Përveç Bahreinit që është vendi organizator, në konferencë marrin pjesë edhe Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maroku.

Në konferencën e bojkotuar nga Palestina, marrin pjesë edhe biznesmenët izraelitë dhe përfaqësuesit e mediave.

Konferenca e Manamas me titull "Paqe për mirëqenie" e cila filloi dje do të vazhdojë edhe sot.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.