Turqia

Turqi, sekuestrohen mbi 9 milionë rrënjë kanabisi

Xhandarmëria në Diyarbakir gjithashtu konfiskoi mbi 1 ton marijuanë

Gözde Bayar  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 12.07.2020
Turqi, sekuestrohen mbi 9 milionë rrënjë kanabisi

Diyarbakır

Forcat turke të sigurisë sekuestruan mbi 9 milionë rrënjë kanabisi në një operacion në provincën juglindore Diyarbakir, bënë të ditur sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda lokale e xhandarmërisë ka përfunduar me sukses operacionin e saj kundër kontrabandistëve të drogës dhe terroristëve në fshatrat Yalaza, Ortac dhe Esenli në rrethin Lice, tha në një deklaratë guvernatori i Diyarbakirit.

Në kuadër të operacionit, xhandarmëria sekuestroi rreth 9.18 milionë rrënjë kanabis në 83 adresa dhe rreth 1.18 ton marijuanë të fshehur në qese në një vend shkëmbor, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se operacionet do të vazhdojnë me vendosmëri për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.