Bota

SHBA, të paktën 6 të vdekur nga të shtënat në paradën e Ditës së Pavarësisë në Illinois

Në një konferencë për media, komandanti i policisë së qytetit Highland Park, Chris O'Neill, njoftoi se si pasojë e të shtënave që ndodhën në qytetin Highland Park, rreth 48 kilometra jashtë Chicago-s, 24 persona po ashtu u plagosën

Servet Günerigök  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
SHBA, të paktën 6 të vdekur nga të shtënat në paradën e Ditës së Pavarësisë në Illinois Foto: AA/Arkiv

Washington

Si pasojë e të shtënave në paradën e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut, në Illinois të SHBA-së, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, komandanti i policisë së qytetit Highland Park, Chris O'Neill, njoftoi se si pasojë e të shtënave që ndodhën në qytetin Highland Park, rreth 48 kilometra jashtë Chicago-s, 24 persona po ashtu u plagosën. 

Ai tha se agjencitë e zbatimit të ligjit janë në kërkim të personit të armatosur dhe e përshkroi atë si një mashkull të bardhë të moshës 18-20 vjeç.

Policia beson se personi i armatosur qëlloi me pushkë nga çatia gjatë paradës.

"Arma e zjarrit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes", tha O'Neill.

Përfaqësuesi për shtetin Illinois, Brad Schneider, tha se ai dhe ekipi i tij ishin mbledhur në fillim të paradës kur ndodhën të shtënat.

“Po dëgjojmë për humbje të jetëve dhe të tjerë të lënduar”, tha Schneider.

Ai po ashtu shprehu ngushëllime për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın