Emel Öz Gözellik
25 Prill 2019•Përditësim: 27 Prill 2019
John William King (44) u ekzekutua në burgun Huntsville të SHBA-së për vrasjen e kryer 21 vite më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
King në vitin 1998 në Teksas vrau një burrë afro-amerikan. Zyrtarët konfirmuan se ai u ekzekutua me tabletë vdekjeprurëse.
Avokatët e tij u ankuan në Gjykatën e Apelit duke kërkuar anulimin e dënimit me vdekje, mirëpo kërkesa e tij u refuzua.
Prokuroria e shtetit konfirmon se King është akuzuar për racizëm, pasi që ka vrarë afro-amerikanin James Byrd.
Tre persona, në mesin e të cilëve ishte edhe King, 21 vite më parë lidhën Byrd për kamioni dhe e tërhoqën zvarrë për tre kilometra, deri sa trupi i tij u copëtua.
Njëri nga të dënuarit u ekzekutua në vitin 2011, ndërsa i treti është duke vuajtur dënimin me burg.
Nga fillimi i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë ekzekutuar 4 persona. Në Teksas vitin e kaluar u ekzekutuan 13 persona.