Bota, Jamal Khashoggi

"SHBA e vendosur të kërkojë përgjegjësi për vrasjen e Khashoggit"

"Qeveria e SHBA-së është e vendosur për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të akuzuarit për vrasjen e Khashoggit", tha Nauert

Kasım İleri  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
"SHBA e vendosur të kërkojë përgjegjësi për vrasjen e Khashoggit"

Washington

WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert mohoi pretendimet për arritjen e konkluzioneve përfundimtare lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nauert këtë e tha pas takimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump me kreun e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe zyrtarë të lartë për vlerësimin e informacioneve të zbulimit lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

"Qeveria e SHBA-së është e vendosur për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të akuzuarit për vrasjen e Khashoggit", tha Nauert.

Ajo përgënjeshtroi se qeveria e SHBA-së kishte rezultatin përfundimtar të vrasjes së gazetarit saudit. Nauert theksoi se ka ende shumë pyetje të tjera që nuk kanë përgjigje.

CIA ka arritur në përfundimin se vrasja e gazetarit saudit Khashoggi është urdhëruar nga princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Mirëpo, qeveria saudite hodhi poshtë këto pohime.

Trump, gjatë udhëtimit për në Kaliforni të prekur nga zjarret, ka thirrur Gina Haspel, drejtoreshën e CIA-s dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompe, bëri të ditur sekretarja e Donald Trump për marrëdhëniet me median, Sarah Huckabee Sanders.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se presidenti amerikan kishte besim te CIA.

Trump dje më herët tha se CIA nuk e kishte informuar për përfshirjen e princit saudit të kurorës në vrasjen e gazetarit Khashoggi dhe tha se Arabia Saudite është një partner i mrekullueshëm.

Trump para nisjes për në Kaliforni iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë edhe pyetjet në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

I pyetur nga gazetarët se si CIA arriti në përfundimin se vrasjen e Khashoggit e ka urdhëruar princi saudit i kurorës, Trump tha se në këtë drejtim nuk ka marrë një informacion nga CIA, por tha se gjatë ditës kishte planifikuar të bisedojë me shefin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo dhe zyrtarë të shërbimit të inteligjencës.

"Njohuritë tona të deritanishme janë në drejtimin se ai (bin Salman) nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Ne do të presim të shohim se çfarë do të thonë", ka thënë Trump, duke shtuar se "Arabia Saudite është një partner i shkëlqyer në kontekstin e punësimit dhe zhvillimit ekonomik".





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın