Bota

Përvjetori i protestave studentore në Greqi, 8 të arrestuar

Më shumë se 10 mijë persona marshuan dje deri te ambasada e SHBA-së në Athinë. Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan

Furkan Naci Top  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
Përvjetori i protestave studentore në Greqi, 8 të arrestuar ( Ayhan Mehmet - Anadolu Agency )

Athinë

ATHINË (AA) - Një numër i madh personash u plagosën dhe 8 të tjerë u arrestuan gjatë protestave të organizuara në Athinë me rastin e përvjetorit të rebelimit të përgjakshëm të studentëve kundër juntës ushtarake që aso kohe sundonte Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 10 mijë persona marshuan dje deri te ambasada e SHBA-së në Athinë. Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan.

Pas marshimit, një grup protestuesish hodhën shishe dhe vezë mbi zyrtarët dhe ministrat e SYRIZA-s. Sipas policisë së Athinës, 8 vetë u arrestuan dhe një numër i konsiderueshëm i protestuesve morën plagë të lehta.

Protesta kishte të bëjë me shënimin e 45 vjetorit të rebelimit të studentëve në vitin 1973, e cila aso kohe u shtyp me forcë nga junta ushtarake në pushtet, e cila gëzonte mbështetjen e SHBA-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın