Bota

Akar: SHBA t'i ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me YPG-në

"Aleatët tanë amerikanë t’i marrin masat e nevojshme për këtë çështje dhe t’i ndërprejnë menjëherë marrëdhëniet me YPG-në, e cila nuk ka asnjë dallim nga PKK-ja terroriste", tha Akar

Sarp Özer  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
Akar: SHBA t'i ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me YPG-në

Halifax

HALIFAX (AA) – Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar i cili ndodhet në qytetin Halifax të Kanadasë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë është takuar me ministrin kanadez të Mbrojtjes, Harjit Singh Sajjan dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, gjeneralin Joseph Dunford, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar fillimisht u takua me ministrin kanadez Harjit Singh Sajjan ndërsa më pas priti në takim shefin e shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, gjeneralin e përgjithshëm Dunford.

Pas takimit, i cili ishte i mbyllur për media dhe zgjati rreth gjysmë orë, në një prononcim për AA, Akar tha se takimi u zhvillua në një atmosferë të sinqertë ku u shkëmbyen idetë, informacionet dhe pikëpamjet.

“Atyre u thamë përsëri se nuk është e përshtatshme prania e YPG-së terroriste e cila nuk nuk asnjë dallim nga PKK-ja, e sidomos qëndrimi i përbashkët i tyre dhe bashkëpunimi me ushtarët amerikanë. Theksuam se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese për ne, duke potencuar çështjen për ndërprerjen e menjëhershëm të këtyre marrëdhënieve. Ne i njoftuam për pritjet tona duke i paralajmëruar që të mos përsëriten pamjet e papranueshme dhe provokuese”, tha Akar.

Ai tha se dhënia e armëve dhe municioneve me kamionë e avionë për terroristët e YPG-së është në kundërshtim me qëndrimin e partneritetit dhe aleancës. “Vëmë theksin në atë se për ne kjo nuk mund të jetë e pranueshme. Ritheksuam paralajmërimet tona dhe shprehëm pritjet tona që aleatët tanë amerikanë t’i marrin masat e nevojshme për këtë çështje dhe t’i ndërprejnë menjëherë marrëdhëniet me YPG-në, e cila nuk ka asnjë dallim nga PKK-ja terroriste”, thekson Akar.

Ministri turk thotë se organizata terroriste YPG kryen sulme ndaj forcave të sigurisë dhe shkakton vdekjen e civilëve të pafajshëm. Sipas tij, nuk është e pranueshme që ushtarët e SHBA-ve, si një shtet aleat dhe partner strategjik, të bashkëpunojnë me një organizatë të tillë.

Më tej Akar njofton se pas një kërkese një ditë më parë është takuar me disa senatorë amerikanë, ku është biseduar për marrëdhëniet në mes të YPG-së dhe SHBA-ve si dhe për ekstradimin e kreut dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO.

“Përsëri u thamë atyre se është jashtëzakonisht shqetësuese marrëdhënia e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG. Edhe pse këto marrëdhënie janë taktike dhe të përkohshme, janë të papranueshme nga ana e Turqisë”, tha ai.

Akar tha se në takim me senatorët amerikanë është rikujtuar nevoja për ekstradimin e menjëhershëm të kreut të organizatës terroriste FETO dhe pjesëtarëve të saj, duke theksuar se SHBA-ve u janë dërguar dokumente të shumta dhe 85 dosje në lidhje me to.

Në kuadër të takimeve në Kanada, Akar ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Forcës për Sigurinë e Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes së Moldavisë, Eugen Sturza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın