Safvan Allahverdi
06 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, dënoi masakrimin e dhjetëra civilëve nga forcat e sigurisë në Sudan dhe bëri thirrje që administrata sudaneze t'i dorëzohet vullnetit civil, transmeton Anadolu Agency (AA).
"SHBA dënon sulmet ndaj civilëve në Sudan. Ne u shprehim ngushëllimet tona të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre që humbën të dashurit e tyre", thuhet në një deklaratë me shkrim që zëdhënësja Ortagus ka bërë në lidhje me ngjarjet e dhunshme dhe procesin politk në Sudan.
Ortagus thekson se qeverisja e vendit duhet t'i dorëzohet vullnetit civil. "Këshillit Ushtarak Kalimtar në Sudan dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë u bëjmë thirrje që të heqin dorë nga dhuna. Ne kërkojmë që të kalojë përsëri në komunikim me Forcat për Ndryshim dhe Liri për një tranzicion politik civil që do t'i mundësojë popullit të Sudanit të shprehet lirisht. Ne mbështesim komunikatën e 30 prillit të Këshillit të Sigurisë dhe Paqes të Unionit Afrikan".
Bashkë me këtë në lidhje me ngjarjet në Sudan, Ortagus ka shprehur se i mirëpresin thirrjet e bëra për dialog nga Unioni i Afrikës, Egjipti dhe Arabia Saudite si dhe ka shtuar se SHBA-ja është në solidarizim të afërt me popullin e Sudanit.