Bedrudin Brlyavac
06 Qershor 2019•Përditësim: 11 Qershor 2019
YouTube bëri të ditur se do të heq të gjitha përmbajtjet që mohojnë Holokaustin dhe “ngjarjet tjera të dokumentuara të dhunshme”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e kompanisë për t'u ballafaquar me kritikat se ndonjëherë me përmbajtjet e saj promovon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.
Qëllimi i këtij vendimi është të pastrohet ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në këtë rrjet të popullarizuar.
Shërbimi i shkëmbimit të videove në internet në pronësi të Google gjithashtu deklaroi se do të heqë videot që përligjin ideologjinë naziste dhe promovojnë grupe që besojnë në epërsinë e tyre mbi të tjerët.
Përveç kësaj, do të hiqen edhe profilet e autorëve të video-incizimeve që disa herë kundërshtojnë politikat e reja të YouTube, madje edhe nëse drejtpërdrejt nuk i shkel.