Bota

SHBA bën përgjegjës Iranin për problemet në Irak dhe Liban

"Irani është përgjegjës për problemet që kanë shkaktuar protestat e dhunshme në Irak dhe Liban"

Safvan Allahverdi  | 06.11.2019 - Përdıtësım : 06.11.2019
SHBA bën përgjegjës Iranin për problemet në Irak dhe Liban

Washington

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pretendon se Irani është përgjegjës për problemet që kanë shkaktuar protestat e dhunshme në Irak dhe Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari Pompeo në një deklaratë me shkrim në Twitter lidhur me zhvillimet në rajon ka tërhequr vëmendjen në protestat që kanë filluar për arsye si papunësia, korrupsioni dhe mungesa e shërbimeve publike brenda në vend.

"Populli i Irakut dhe Libanit dëshirojnë t’i rikthehet vendi i tyre. Ata shohin se e vetmja gjë që eksporton regjimi iranian nën emrin e revolucionit është korrupsioni. Populli irakian dhe libanez meritojnë që të shpëtohet retorika e tyre nga imponimi i Ali Khamenei (liderit suprem të Iranit)", tha Pompeo.

- Protestat e përgjakshme në Irak

Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike. Protestuesit në vend filluan protestat e tyre më 1 tetor dhe pas një pauze për shkak të ceremonive Arbain ata rifilluan sërish protestat më 25 tetor.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Irakun, ka njoftuar se në protestat në vend që vazhdojnë prej 1 tetorit e deri më tani kanë humbur jetën 254 protestues dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

- Protestat për dorëheqjen e qeverisë në Liban

Nga ana tjetër në Liban protestat filluan më 17 tetor për shkak të problemeve ekonomike dhe taksimeve të reja dhe ato vazhdojnë me kërkesën për formimin e një qeveria të re, më të vogël dhe të pavarur të përbërë nga teknokratët.

Kryeministri Saad Hariri më 21 tetor mori disa vendime me qëllim për të lehtësuar krizën ekonomike në vend, por pasi këto vendime nuk mjaftuan për të ndalur protestat, Hariri më 29 tetor i paraqiti presidentit Michel Aoun dorëheqjen e tij duke u shprehur se "ka arritur në bindjen për formimin e një qeverie të re që do të mbrojë interesat e libanezëve".

Ndërsa presidenti Aoun kërkoi nga Hariri që të vazhdojë detyrën e tij deri në formimin e qeverisë së re.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın