Bota

SHBA, Britania dhe Norvegjia dënojnë sulmet e dhunshme në Sudan

"Populli i Sudanit meriton një tranzicion politik paqësor në rrugën që shkon drejt qeverisjes civile. Ky proces do të përgatisë bazën për një proces të drejte dhe zgjedhje të barabarta", thuhet në deklaratë

Hakan Çopur  | 05.06.2019 - Përdıtësım : 06.06.2019
SHBA, Britania dhe Norvegjia dënojnë sulmet e dhunshme në Sudan

Washington

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA, Britania e Madhe dhe Norvegjia, dënuan sulmet e dhunshme më 3 qershor në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga qeveritë e tre vendeve.

"Tre vendet dënojnë sulmet e dhunshme më 3 qershor në Sudan të cilat kanë çuar në vdekjen e shumë protestuesve paqësor dhe plagosjen e disa të tjerëve. Këshilli Ushtarak Kalimtar me urdhërimin e këtyre sulmeve ka vënë në rrezik paqen dhe procesin e tranzicionit në Sudan", thuhet në deklaratë.

Më tej bëhet thirrje për transferimin e pushtetit tek një udhëheqje e drejtuar nga civilët ndërsa thuhet se mbështetet deklarata nga zëdhënësi i Unionit Afrikan dhe se Unioni është i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës në Sudan.

Në deklaratë u tërhoq vëmendja se është shqetësues vendimi i Këshillit për "të ndërprerë bisedimet me Deklaratën e Lirisë dhe Forcave të Ndryshimit si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda 9 muajve".

"Populli i Sudanit meriton një tranzicion politik paqësor në rrugën që shkon drejt qeverisjes civile. Ky proces do të përgatisë bazën për një proces të drejtë dhe zgjedhje të barabarta", thuhet në deklaratën e përbashkët SHBA-Britani-Norvegji.

Ngjarjet në Sudan

Forcat e sigurisë në Sudan ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj popullatës e cila prej disa javësh protestonte për ruajtjen e demokracisë përballë kazermës ushtarake në Khartoum, ku sipas burimeve opozitare kanë humbur jetën të paktën 60 persona.

Protestat e nisura më 19 dhjetor të vitit të kaluar në Sudan kundër krizës ekonomike u përhapën me shpejtësi në Khartoum dhe në gjithë vendin, duke u shndërruar në protesta kundër regjimit. Më 11 prill, pasi mori kontrollin e pushtetit, ushtria sudaneze njoftoi përfundimin e periudhës së Al-Bashirit pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.

Pas ardhjes së ushtrisë në pushtet, protestat kanë vazhduar nëpër rrugë, ku protestuesit kërkuan kalimin në një qeverisje civile ndërsa janë zhvilluar bisedime me qeverisjen ushtarake se si duhet të formohet qeveria kalimtare.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın