Esin Eşkinat Sayılgan
03 Nëntor 2021•Përditësim: 04 Nëntor 2021
Në SHBA me 1.463 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur mbi 748 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me 1.463 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 748.630 numri i vdekjeve ndërsa me 79.145 raste ka arritur në 46.172.312 numri i rasteve.
Me mbi 4 milionë e 936 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë 247 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë 690 mijë. Po ashtu me mbi 72 mijë vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me mbi 71 mijë vdekje dhe Florida me mbi 59 mijë vdekje.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 78.2 për qind e popullatës mbi 12-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 67.9 për qind dozën e dytë. Ndërsa kanë marrë dozën përforcuese 10.3 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 221.9 milionë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 192.7 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 19.7 milionë dozën përforcuese.