Islam Doğru
30 Korrik 2020•Përditësim: 30 Korrik 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 153.888, prej të cilëve 1.500 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 69.995, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.570.125.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,24 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 56,6 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 487.478 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.555.518 raste dhe India me 1.590.297.