Muhammet Nazım Taşcı
02 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Protestuesit kundër racizmit në qytetin Portland në rajonin Oregon të SHBA-së hodhën sende të ndezura dhe thyen xhamat e ndërtesës në apartamentin ku jeton kryetari i bashkisë, Ted Wheeler, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra protestues kanë vënë në objektivin e tyre apartamentin në lagjen Pearl District në Portland ku jeton kryebashkiaku Wheeler duke hedhur sende të ndezura në dyqanin në hyrje të apartamentit.
Gjithashtu protestuesit kanë thyer xhamat e apartamentit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Wheeler-it duke hedhur slogane dhe duke kënduar me zë të lartë jashtë ndërtesës.
Ndërkohë ekipet e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes shpërndanë protestuesit dhe arrestuan 19 prej tyre.
Theksohet se policia ngjarjen e ka vlerësuar si "rebelim".
Ndërsa në anën tjetër në pamjet e publikuara në median sociale ka tërhequr vëmendjen se njëri nga protestuesit e arrestuar është qëlluar me grusht nga policia.
Më 29 gusht në Portland ndodhën përleshje mes protestuesve kundër racizmit dhe mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump, ku dhe gjatë kësaj u vra në person. Personi që humbi jetën pretendohej se ishte anëtar i grupit të ekstremit të djathtë, Patriot Prayer.
Në Portland ende vazhdojnë protestat të cilat nisën më 29 maj pasi afroamerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore në qytetin Minneapolis në Minnesota të SHBA-së.