Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, 341 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 34.230.391, me 52.985 raste në 24 orët e fundit

Islam Doğru  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
SHBA, 341 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 609.877, prej të cilëve 341 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.230.391, me 52.985 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,88 milionë raste të konfirmuara dhe 64.163 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 186,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 161,8 milionë dozën e dytë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın