Fatma Esma Arslan
07 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Fitorja e Kombëtares së Futbollit të Senegalit ndaj rivalit të saj Egjiptit me rezultatin 4-2 në Kupën e Kombeve të Afrikës u prit me festë në kryeqytetin Dakar, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra tifozë u mblodhën në sheshin ku ndodhet Monumenti i Rilindjes, një nga simbolet e Dakarit ku e ndoqën ndeshjen në ekranin gjigant.
Tifozët shprehën gëzimin në shesh për minuta të tëra teksa Senegali fitoi kampionatin e parë në historinë e saj. Pas ndeshjes, këngëtari senegalez, Wally Seck mbajti një mini-koncert.
Fansat, të cilët u larguan nga ambienti pas përfundimit të koncertit, formuan një kortezh me metra të gjatë duke rënë me bori në rrugët e kryeqytetit. Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.