Emre Gürkan Abay
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
MOSKË (AA) - Qeveria ruse njoftoi se do të shkurtojë me 3 miliardë rubla (afërsisht 47 milionë dollarë) buxhetin që ka ndarë për përgatitjet e "FIFA World Cup 2018", që do të zhvillohet në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të publikuar në faqen e Ministrisë ruse të Sportit theksohet se buxheti për përgatitjet për "Kupën e Botërorit FIFA 2018", që më parë ishte parashikuar 620 miliardë rubla është vendosur që të reduktohet në 617 miliardë rubla.
Sipas deklaratës nga totali i buxhetit, 329 miliardë rubla do të sigurohen nga buxheti federal, ndërsa 91 miliardë rubla nga buxheti lokal dhe pjesa prej 197 miliardë rubla do të sigurohet nga personat juridikë.
Planifikohet që ndeshjet e "Kupës Botërore të FIFA-s" e cila do të mbahet në vitin 2018 në Rusi të luhen në 12 stadiume që ndodhen në 11 qytete.