Elena Teslova
02 Qershor 2023•Përditësim: 02 Qershor 2023
Zyrtarët rusë sot raportuan se të enjten në mbrëmje janë kryer sulme të shumta me dronë në rajonet kufitare me Ukrainën, transmeton Anadolu.
Guvernatori i rajonit Kurskut të Rusisë, Roman Starovoit, në një deklaratë në Telegram tha se "disa dronë ukrainas u rrëzuan" pranë qendrës administrative të rajonit, qytetit Kurskut.
Starovoit u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë çfarë do që gjejnë, ndonjë objekt të dyshimtë, përfshirë mjetet ajrore.
Guvernatori i rajonit Smolensk, Vasily Anokhin shkroi në Telegram se dy dronë me rreze të gjatë sulmuan objektet e infrastrukturës energjetike.
"Nuk ka viktima, dëme kritike apo zjarre", theksoi Anokhin.
Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se kanë ndërmarrë një seri sulmesh në rajonet kufitare të Rusisë në muajt e fundit, veçanërisht në Bryansk dhe Belgorod, të cilat u goditën me dronë dhe artileri, sipas Moskës.