Ali Cura
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
MOSKË (AA) – Rusia i ka dërguar notë diplomatike Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas marrjes së arkivit në Konsullatën e Rusisë në San Francisco pa miratim të Moskës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, theksoi në konferencën javore për media se arkivi i konsullatës së mbyllur në San Francisco është marrë pa miratim nga pala ruse.
Ajo tha se arkivi më tej është paketuar dhe dërguar me kompani private të transportit në ndërtesën e ambasadës në Washington.