Bota

Rusia dëbon një diplomat bullgar dhe 10 rumunë

Diplomatët u shpallën persona "non grata", në një lëvizje hakmarrëse. Moska hodhi poshtë akuzat e Rumanisë si "të pabaza" për krime lufte

Elena Teslova  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
Rusia dëbon një diplomat bullgar dhe 10 rumunë

Moskë

Në një lëvizje hakmarrëse, Rusia sot shpalli persona "non grata" një diplomat bullgar dhe 10 diplomatë rumunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Cristian Istrate dhe Atanas Krastin, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, u thirrën nga Ministria e Jashtme ruse, ku iu dorëzuan nota ku urdhërohej dëbimi i diplomatëve të tyre nga Moska.

Ky hap u mor në përgjigje të "vendimit të pamotivuar" të Bullgarisë dhe Rumanisë në prill për të dëbuar diplomatët rusë nga ambasadat në Sofje dhe Bukuresht, tha Ministria e Jashtme ruse.

Lidhur me Rumaninë, ministria tha se Moska "refuzon me vendosmëri" ato që i quajti "përpjekjet e pabaza të Bukureshtit për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë".

Ministria e Jashtme dënoi Rumaninë për "mbulimin e mizorive të kryera nga batalionet nacionaliste (ukrainase) kundër popullsisë civile" si dhe për furnizimin me "armë, pajisje dhe ndihmë të tjera për regjimin në Kiev".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.