Erkan Avci
23 Gusht 2016•Përditësim: 23 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Moska zyrtare duhet ta ndryshojë strategjinë në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Earnest, në konferencën ditore për media iu përgjigj pyetjeve në lidhje me luftën civile e cila po vazhdon në Siri prej më shumë se pesë vitesh.
Ndaj një pyetjeje, duke vënë në pah se aktivitetet ushtarake ruse në mbështetje ndaj regjimit sirian e thellojnë edhe më tepër kaosin në Siri, Earnest theksoi se është e vështirë të besohet se qeveria ruse është duke luftuar me DAESH-in dhe përkrahësit e ekstremizmit.
Earnest u shpreh se politikat ruse në Siri që nga fillimi kanë qenë në kundërshti me aktivitetet në këtë vend dhe se këtë e kanë përmendur disa herë. “Moska zyrtare duhet ta ndryshojë strategjinë në lidhje me Sirinë”, tha ai.